Reformat e sistemit shendetesor
NgaSHEFQET DELIALLIASI
Tregu i lire konkurrencainiciativa private privatizimet shpesh paraqiten si celesi i arte per zgjidhjen e problemeve te sistemit shendetesor. Sigurisht qe eshte nje kunderpergjigje radikale ndaj super-centralizimit te sistemit qe lame pas apo ndryshimeve mbreselenese te sektoreve te tjere ne saje te forcave te tregut. Por a jane forcat e tregut mekanizmi i vetem rregullues i sistemit shendetesor
Te gjithe te pakenaqur
te gjithe ne reforme...
Te gjithe vendet jane te pakenaqur me sistemin shendetesor. Dikush kerkon me shume mekanizma tregu dikush me shume solidaritet social. Dikush thote se sistemi vuan nga mungesa e konkurrences dikush konkurrenca e tepert e demton. Ndryshe mendojne ekonomistet qe e shohin kujdesin shendetesor si nje industri sherbimesh dhe fokusohen ne aspektin industri duke nenkuptuar treg konkurrence por dhe pabarazi. Ndryshe politikeberesit dhe qytetaret qe fokusohen ne aspektin sherbim duke nenkuptuar nevoje detyre drejtesi sociale.
Te gjithe vendet jane ne reformim te sistemit shendetesor reformim pambarimisht i gjate sa ndonjehere duket si nje mirazh. Ne reforme jane sistemi shendetesor amerikan kanadez britanik etj. po ashtu ne reforme eshte sistemi ne Gjermani Danimarke Hungari Greqi Turqi Bullgari Kroaci Qipro Estoni Kazakistan Rumani Sllovaki etj etj. Ne shumicen e vendeve politikat shendetesore jane ne gjendje fermentimi tronditjeje dhe konfuzioni. Asnje zgjidhje e lehte nuk propozohet pasi asnje e tille nuk ekziston. Fuchs 2010. Duke u perballur nga njera ane me presionin e financimit te sistemit shendetesor dhe nga ana tjeter me deshtimin ne shperndarjen e tij politikeberesit kerkojne zgjidhje radikale. Ham 2003.
Revolucioni dhe kunderrevolucioni
Ne librin E ardhmja e politikave shendetesore Fuchs 1999 me terhoqen vemendjen dy kapituj te renditur njeri pas tjetrit Revolucioni i konkurrences i viteve 80-te dhe Kunderrevolucioni i financimit te kujdesit shendetesor. Ne kapitullin e pare flitej per revolucionin e sistemit shendetesor te viteve 80 funksionimin e tij sipas koncepteve te industrise ligjeve te tregut te lire konkurrences. Ne te dytin 20 vjet me pas behej fjale tashme per nevojen e nje kunderrevolucioni pasi revolucioni kish deshtuar.
Por le te kthehemi ne vitet 80-te. Ishte koha kur ne vendet e zhvilluara mjekesia shkencore pa zhurme po zhvendoste funksionin social dhe apostolik te mjekesise rolin ngushellues keshillues me pak fjale efektin placebo apo ilacin doktor Blaint 1976. Ishte koha kur si pasoje e shperthimit te dijeve mjekesore komercializimit te praktikes mjekesore sistemi shendetesor doli jashte kontrollit. U be me i pabarabarte dhe shume me i shtrenjte. Ishte koha kur Regani ne SHBA dhe Thatcher ne Britani adoptuan ideologjine ekonomike sipas se ciles kontrolli dhe drejtimi i gjithe aspekteve te jetes mund te realizohej nepermjet e forcave te tregut te cilat mund te kontrollonin rezultatin shperblenin apo penalizonin ekonomikisht individet per arritjet apo deshtimet. Principet e tregut u konsideruan universale. Madje u shkua deri aty sa nese dicka ishte gabim ishte jo-mjaftueshem si treguKuntter 1997. Kjo ideologji ekonomike u aplikua edhe ne sistemin shendetesor. Avokati me i fuqishem i saj ishte keshilltari i Reganit sekretar i shendetit edukimit dhe ceshtjeve sociale 1977-79 Joseph Califano i cili idete e tij i shprehu ne librin Revolucioni amerikan i kujdesit shendetesor Kush jeton Kush vdes Kush Paguan 1986.
Califano impononte nje set levash ekonomike si promovimi i fuqishem i pagesave DRG menaxhimin e kujdesit shendetesor kontrollin e mjekeve nepermjet incentivave ekonomike. Sipas tij zgjidhja ishte me shume treg me shume konkurrente dhe me shume presion konkurrence. Califano u perpoq qe semundjen e sistemit shendetesor ta sheronte duke perdorur ilacin treg. Por koha tregoi se ky ilac nuk e permiresoi gjendjen. Gabimi themelor ishte moskonsiderimi i shendetit si nje mall i vecante Wynne 2004.
Shendeti mall po edhe e drejte njerezore
Ne sistemin kapitalist shendeti si cdo gje tjeter kthehet ne mall pasi hyn ne perdorim. Furnizimi me te nuk eshte pa kufi kerkesa per te eshte ne raport te zhdrejte me cmimin e tij. Duke u konsideruar mall perdoruesi duhet te paguaje per te. Por shendeti ndryshe nga mallrat e tjera eshte me pak i qarte eshte veshtire te tregtohet ndermjet personave. Ne mase te madhe veteprodhohet kerkon bashkepunimin njerezor mjek - pacient dhe jo marredhenie te ftohta komerciale shites-bleres ndikohet fuqishem nga konsumimi i mallrave te tjera. Te gjitha keto e veshtiresojne matjen dhe vleresimin e shendetit. Bejne qe tregu i tij te jete jo nje treg i rregullt konkurrence sipas modelit tradicional te konkurrences se paster qe pershkruhet ne tekstet e ekonomise Callahan Wasunna 2006.
Ne te njejten kohe sipas shumices shendeti konsiderohet nje e drejte njerezore. Si e tille nuk duhet te alokohet si mallrat e tjere ne baze te aftesise per te paguar. Dhe kur nje sherbim shperblehet si i drejte pa u siguruar ne treg demallizohet Esping-Andersen 2000. Por ndersa mallizimi i plote i shendetit ne sistemin kapitalist eshte i mundur de-mallizimi i plote i tij jo OConnor 1996. Konsiderimi i shendetit si mall pa cmim I pacmuar sic zakonisht thuhet krijon probleme ne prodhimin dhe furnizimin me te.
Pra njekohesisht kerkohet qe shendeti te gezoje edhe atributet e te drejtes njerezore edhe ato te mallit. Te jete nje ishull socialist ne oqeanin kapitalist. shte pikerisht ky dualizem qe e ben shendetin mall te vecante dhe nderlikon problemet.
Roli i tregut
Sipas ideve neo-liberale tregu i lire i bazuar ne kerkese-oferte rregullon ne menyre natyrale prodhimin dhe furnizimin me sherbimin e kujdesit shendetesor. Ne saje te konkurrences natyrale ai siguron sherbim cilesor madje me kosto te ulet. Ndonese idete neo-liberale jane perqafuar gjeresisht asnje sistem shendetesor perendimor nuk eshte plotesisht i rregulluar sipas sistemit te tregut te lire madje edhe Amerika ka kujdesje shendetesore publike si Medicaid dhe Medicare. Ne Europe zakonisht flitet per nje sistem shendetesor quasi-market pothuajse tregu ku sigurimi i kujdesit shendetesor i eshte lene konkurrences se tregut ndersa financimi dhe ne disa raste edhe shitja e tij behet nga shteti Le grand 2006. Kjo per faktin se tregu i lire e ka te pamundur te siguroje nje alokim social optimal te resurseve.
Roli i qeverise
Ajo qe sot terheq vemendjen eshte se pothuaj ne te gjitha vendet e industrializuara verehet zgjerimi i nderhyrjes se qeverise ne sektorin shendetesor. Ndonese keto vende kane perqafuar politika liberale tregun e lire privatizimin etj. kur flitet per sigurimet shendetesore dhe kujdesin shendetesor qeverite e tyre luajne nje rol te konsiderueshem rregullues si subvencionuese rimbursuese blerese direkte prodhuese te kujdesit shendetesor apo shperndarjes te tij Kassirer 2000. Dhe kjo ndodh per faktin se ndonese dihet qe kontrolli burokratik i cili shoqeron nderhyrjen e qeverise nuk favorizon nje kujdes shendetesor kosto-efektiv me cilesi te larte kur eshte provuar se kontrolli i gjithanshem i qeverise mbi kujdesin shendetesor nuk ka mirefunksionuar ne asnje vend.
Ne fakt ekonomistet i kane kushtuar vemendje nderhyrjes se qeverise dhe pasojave. Ndersa M.Fridman e ka argumentuar ekspansionin e qeverise si nje politike mjaft te gabuar Stigler1975 eshte me racional Nese nje politike ekonomike perqafohet nga shume komunitete apo ndiqet nga shoqeria ne menyre te vazhdueshme per kohe te gjate eshte mire te pranohet mbasi tashme efektet reale te saj jane te njohura dhe te deshiruara. Madje edhe Von Hayek 2000 nje prej avokateve me te medhenj te noe-liberalizmit mendon se fushat ku shteti mund te luaje nje rol te rendesishem pa demtuar lirite individuale jane pikerisht shendeti dhe arsimimi. Problemi sipas tij krijohet kur shteti dhe qeveria e kalojne masen si ridistributor i te mirave materiale sherbimeve dhe te ardhurave.
Edhe nje mekanizem i trete...
shte shume e rendesishme te dihet se mjekesia historikisht e ka shmangur komercialitetin duke ndaluar vullnetarisht reklamen per veten e saj si jo etike. Gjithmone ka qene e bindur dhe e disiplinuar. Ka respektuar hierarkine. Ka marre vendime jetike. shte mbeshtetur ne traditen betimi Hippocratit. shte karakterizuar nga vlera te larta ndershmerie luajaliteti vetemohimi dhe kurajo Davidoff 2003. Nje nga gabimet e politikeberesve eshte besimi i tepert te roli rregullues i tregut apo dhe te roli rregullues i qeverise te cilat i konsiderojne si te vetmet mekanizma per te kontrolluar kujdesin shendetesor. Ka vend edhe per nje mekanizem te trete normat profesionale Fuchs 1999. Jane mjeket qe e kontrollojne totalisht sistemin prandaj dhe rivitalizimi i normave profesionale perben nje mekanizem te rendesishem per kontrollin social te sistemit shendetesor.
Si perfundim ...
Sigurisht tregu eshte nje mekanizem i fuqishem rregullues ndersa konkurrenca nje komponent i rendesishem qe ai te funksionoje mire. Por konkurrenca ne kujdesin shendetesor duhet te menaxhohet dhe qeveria duhet te jete menaxhuesja kryesore Enthoven 1988.
Ndryshe nga reformat e kryera tek ne ne sektorin farmaceutik apo stomatologjik qe iu lane per zgjidhje tregut dhe ai e zgjidhi me se miri pjesa e mbetur per tu reformuar me e rendesishmja eshte shume me e nderlikuar. Nuk mund te zgjidhet thjesht me mekanizmat e tregut. Zeckhauser 2009 shkruan Une jam ne favor te perpjekjes per te futur me shume fryme konkurrence ne sistemin spitalor por dyshoj se kjo industri mund te lihet e sigurt ne duart e nje tregu te lire te paster. Tregjet e spitaleve i shmangen ne menyre substanciale konkurrences ideale disa here ne menyre te paevitueshme.
Nga ana tjeter reformat shendetesore ne cdo vend duhet ti pershtaten kushteve konkrete. Ne kushtet e vendit tone dy faktore duhet te konsiderohen vecanerisht. Fakti qe nuk jemi vend i pasur dhe qe jemi vend i vogel. Keto bejne qe roli rregullues i qeverise te jete vendimtar edhe per shume kohe. Kjo nuk do te thote se praktikat e tregut nuk duhet te inkurajohen perkundrazi por pervojat kane treguar se ne sistemin shendetesor nuk duhet te fetishizohen.
Te gjithe vendet moderne perdorin kombinimin e mekanizmave rregullues te lartpermendur. Por proporcioni ndryshon se tepermi nga nje vend ne tjetrin madje dhe nga nje kohe ne tjetren ne te njejtin vend.