E Diel, 1 Nëntor 2026

BDI përshëndet marrëdhëniet Kosovë- Maqedoni

SHKUP- Bashkimi Demokratik për Integrim mirëpritret vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë dhe Kosovës. Sipas kësaj partie, ky akt do të hapë perspektivat e reja për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Merita për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, sipas zëdhënëses së BDI, i takon partnerëve të koalicionit me mbështetjen aktive të ndërkombëtarëve.

"Presim që pas këtij akti të çelet rruga edhe për ratifikimin sa më të shpejt të marrëveshjeve të arritura mes ministrive dhe dikastereve të ndryshme respektive të dy shteteve fqinje. Si në të gjitha proceset sfiduese dhe të vështira politike ashtu edhe në procesin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë dhe Kosovës, rolin apo përgjegjësin kryesore e kanë bartur aktorët aktiv politik pjesëmarrës në qeverinë e koalicionit dhe mbështetja aktive, suporti i bashkësisë ndërkombëtare, ka qenë një input, një kontribut i mirëseardhur dhe i vlerësuar lartë", deklaroi Ermira Mehmeti Devaja, zëdhënëse e BDI.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›