E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e Nënë Terezës, aktivitete në Tuz të Malit të Zi

TUZ- Aktivitete kulturore kushtuar lumturimit dhe 99 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës janë zhvilluar edhe në Tuz të Malit të Zi. Koncerti me këngë, valle popullore dhe recitime u mbajt në teatrin e qytetit të Tuzit. Aktivieti u organizua nga shoqata e Ded Gjon Lushit në bashkëpunim me Unionin Artistik Mbarëkomëbetar. Në këtë koncert merrnin pjesë përfaqësues të qeverisë, të komunës urbane të Tuzit, përfaqësues të besimeve fetare si dhe të partive të ndryshme politike. Referati kryesor mbi jetën dhe aktivitetin e Nënë Terezës u mbajt nga historiani Mark Dushaj.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›