E Diel, 1 Nëntor 2026

Suksesi i radhës i qeverisë Berisha: Gratë e vajzat po dalin pa bizhuteri në rrugë

Ngjarjet e rënda që kanë ndodhur ditët e fundit në Tiranë, e në mënyrë të veçantë ato të grabitjeve me protagonistë të rinjtë, kanë bërë që gratë dhe vajzat pasi lënë derën e shtëpisë, të dalin pa aksesorët dhe sendet me vlerë, raporton TCH.

Vrasja e një gruaje pak ditë më parë ka bërë që paniku të mos jetë i vogël. Disa prej tyre tregojnë se kanë pasur raste të mëparshme grabitjeje, por ngjarjet e fundit i kanë kushtëzuar shumë.

Nuk i marr më me vete aksesorët si varëset apo byzylykët. Më kanë vjedhur njëherë dhe nuk i marr më, thotë një vajzë e re.

Vrasja e pak ditëve më parë na ka trembur shumë. Kur shteti është i inkriminuar, as që do tia dijë për ne, prandaj nuk i marr më gjërat me vete, thotë një grua në moshë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›