Sukth, aksidenton me vdekje të bijën 6-vjeçare
DURRËS- Ka tentuar të lëvizë automjetin brenda oborrin të shtëpisë, por gjatë drejtimit ka aksidentuar me vdekje vajzën e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi pasdite në Sukth të Durrësit, në familjen Pepkola. Kryefamiljari, 45-vjeç, duke drejtuar automjetin tip kamionçinë me targë TR 76 61, brenda oborrit të banesës së vet ka aksidentuar vajzën 6 vjeçare.
Vajza sipas të dhënave të para ka qenë duke luajtur në oborr, ndërkohë që i ati në timon nuk ka arritur ta dallojë të bijën.
Edhe pse ka ndaluar në vend, vajza nuk ka arritur të shpëtojë dhe çdo lloj ndihme për të ka qenë e kotë, pasi ajo ka ndërruar jetë menjëherë.
Në vend ka mbërritur policia, e cila po heton për shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që në familje ka pllakosur zija.