E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universitetet, fituesit shpallen deri në 15 shtator

TIRANË- Listat e fituesve në universitete do të shpallen deri në 15 shtator. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas të cilës, aktualisht ka nisur procesi i lidhjes së emrit të maturantit me pikët që ai ka fituar.
Pas publikimit të listave më emrat e studentëve fitues do të fillojë edhe regjistrimi me një afat kohor të përcaktuar jo më shumë se një javë.
Të 11 universitetet publike në vend kanë propozuar rreth 22 mijë kuota për studentët konkurrues. Ashtu si edhe vitet e kaluara, numrin më të madh të pranimeve do ta ketë Universiteti i Tiranës, që ka propozuar për të tetë fakultetet e tij përbërëse rreth 7200 kuota pranimi për sistemin me kohë të plotë.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›