E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria pritet te emeroj kete jave prefektet e rinj te Vlores dhe Lezhes

Keshilli i Ministrave pritet qe brenda kesaj jave te emeroj edhe prefektin e ri te Qarkut te Lezhes. Kjo pasi dy dite me pare prefekti i Lezhes i emeruar nga qeveria, Njazi Reci nderroi jete si pasoje e nje infarkti ne zemer. Ne mbledhjen e ardhshme kryeministrit Berisha i duhet te bej edhe emerimin per pasardhesin e te ndjerit Njazi Reci. Po keshtu qeverise se drejtuar nga kryeministri Berisha i duhet qe me emerin e pasardhesit te prefektit te Reci te bej edhe emrin e prefektit te ri te Vlores. Prefekti i ketij qyteti Xhevahir Rexhepi humbi jeten pak jave me pare ne nje aksident rrugor ne autostraden Tirane-Durres. Pasardhesit e prefekteve te cilet kane humbur jeten pritet te vendosen permes nje vendimi te Keshillit te Ministrave. Pas vdekjes se tyre personalitete te larta ne vend, si kryeministri Berisha, presidenti Bamir Topi dhe kryeparlamentarja, Jozefina Topalli kane shprehur hidherimin per keto humbje te papritura per njerezit te cilet kane qene edhe perfaqesuesit e ekzekutivit ne pushtetin lokal. Partia Demokratike dhe aleatet e saj pas ardhjes ne pushtet ne Korrik te vitit 2005 emeruan ne pozicionin e prefekteve edhe perfaqesues te demokrateve te cilat ishin te lidhur ngushte edhe me veprimtarite e pushetit vendor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›