E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, strategji per te bindur PS per spiunet

Partia Demokratike do te shtrydhe mendjen sot se si mund te binde opoziten te jape konsensusin per projektin e hapjes se dosjeve te ish bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit. Ne mbledhjen e grupit demokratet do te diskutojne per dy ceshtje kryesore, sic jane projekti per ish sigurimsat dhe reforma zgjedhore. Demokratet do te diskutojne se si mund te gjejne nje rruge konsensuale per tu ulur sebashku me opoziten e nisur shqyrtimin e projektligjit per hapjen e dosjeve. Selia blu eshte e vendosur qe nje projekt te tille ta kaloje sebashku me votat e se majtes, ndaj dhe do te mundohet te gjeje urat e komunikimit dhe daljes nga ngerci. E sigurte mbetet shtyrja e debatit per kete projekt ne shtator, sesionin e ardhshem parlamentar. Por dhe per kete periudhe, demokratet duan te gjejne nje strategji se si te bashkepunojne. Duke marre parasysh faktin qe Kryeministri Sali Berisha ne menyre te vecante per kete ceshtje i ka kerkuar deputeteve te tij, te gjejne konsensusin e opozites. Nje tjeter teme qe do te preket ne grup eshte dhe reforma zgjedhore. Ne keto pak dite qe kane mbetur eshte e veshtire realizimi i saj, ndaj dhe grupi do te dale me qendrime te qarta se si do te veprohet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›