E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI mbeshtet femrat ne zgjedhje

Femrat do te kene me shume mundesi ne jeten politike dhe ne rolet vendimmarrese. Te pakten keshtu bejne thirrje cdo dite e me shume lideret politike. Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta tha dje para banoreve te qytetit te Korces se do te mbeshtese plotesisht integrimin e grave ne jeten politike dhe vendimmarrese ne vend. Duke e vene theksin ne kete teme, Meta premtoi se partia qe ai drejton do te mbeshtese dhe cdo iniciative ligjore qe do te dorezohet ne Kuvend per rritjen e rolit te gruas ne politike. "LSI do te mbeshtese ne Kuvend cdo iniciative ligjore qe do te sherbeje per rritjen e pjesemarrjes se grave ne Kuvend, administrate e kudo", u shpreh Meta. Ne fakt nje iniciative pro femrave ne vendimmarrje e perfaqesim ne Kuvend pritet te sjelle se shpejti ne Kuvend selia roze. Partia me te cilen Meta prej kohesh nuk bashkepunon si aleate e majte, perkundrazi shkemben replika e akuza te ashpra. PS pritet te kerkoje qe te perfshije ne Kodin Zgjedhor nje amendament qe 30 per qind e Kuvendit detyrimisht te jene gra. Selia roze do te sugjeroje nje formule, lidhur me pergatitjen e listave shumemerore te kandidateve per deputete, sipas te ciles, te mund te arrihet qe 30 per qind e konkurrenteve gra te mund te perzgjidhen per te qene pjese e Kuvendit te ri, ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2009. Socialistet kane paraprakisht dy variante per rritur numrin e grave ne Kuvend. I pari, ne listat renditese te kandidateve per deputete, raporti do te jete nje me nje. Ndersa, varianti i dyte do te parashikoje qe nje nga tre emrat e pare te listes se kandidateve te jete emri i nje gruaje. Variante keto qe duket se do te marrin dhe voten e LSI-se, te pakten bazuar ne deklaraten e Ilir Metes dje ne Korce. Para banoreve te qytetit, kreu i LSI-se nuk mundi te mos permende marreveshjen mes PD-PS per ndryshimin e Kushtetutes, se fundmi dhe ndryshimet ne rregulloren e Kuvendit. Sipas tij ndryshimet qe ju bene Kushtetutes ne 21 prill, ishin treguesi me i qarte i politikes se vjeter te zaptimit te institucioneve per interesa personale te krereve te partive te medha politike. Keshtu, Meta vleresoi njesoj si Kryeministrin, Sali Berisha ashtu dhe Kryetarin e PS-se, Edi Rama. Prej kohesh LSI kritikon dhe denoncon si shkelje, ndryshimet qe ju bene kushtetutes tre muaj me pare. Rozeta Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›