E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sula: Rama perdor abuzivisht statusin si kauze elektorale Eva Gjura

Opozita po perpiqet te gjeje konflikt edhe atje ku nuk ka, me qellimin e vetem qe te mbaje te acaruar klimen politike ne vend duke synuar bllokimin e statusin per Shqiperine, per te pasur me pas nje kauze politike ku te mbahet gjate zgjedhjeve te 2013-s. Keshtu eshte shprehur dje per gazeten "Koha Jone", deputeti i Partise Demokratike, Dashnor Sula. Deputeti demokrat ka theksuar se mazhoranca eshte ajo force politike qe gjate gjithe ketyre viteve eshte treguar e gatshme te bashkepunoje me opoziten per realizimin e reformave kryesore ne vend, por, sipas tij, kjo gatishmeri, ky bashkepunim dhe ky konsensus nuk eshte hasur asnjehere nga ana e opozites. Ai eshte i bindur se gjithe kete situate konflikti dhe acarimi te klimes politike, kryetari i PS-se, Rama, e ben qellimisht qe Shqiperia te mos marre statusin e vendit kandidat. Deputeti Sula kujtoi se ky qendrim bllokues nuk eshte i pari i opozites, sepse te njejten gje ka bere edhe kur Shqiperia u anetaresua ne NATO dhe ku u liberalizuan vizat, ne ate kohe Rama bente editoriale ku i thoshte Europes se po i liberalizuan vizat do te dynden shqiptare atje dhe tani. "Eshte me se e padiskutueshme qe pas 8 majit qe kur Rama humbi Bashkine e Tiranes, por pesoi humbje te thelle dhe si parti, levizjet e tij politike kane qene vetem bllokimi dhe konflikti. Kjo lloj sjellje e PS eshte bere normale tani dhe nuk shqeteson me askend", - eshte shprehur deputeti Sula. Sipas tij, kryetari i PS-se ndodhet ne situate jo komode per sa i perket politikes, sepse gjendet para nje mazhorance, e cila po punon per realizimin e reformave konkrete te kerkuar nga BE, ndaj sa here i jepet mundesia ben maksimumin e perpjekjeve per te bllokuar miratimin e tyre, sic beri me anetaresimin ne NATO, marrjen e vizave dhe tani me statusin e vendit kandidat. "Rama eshte i deshtuar, nese pretendon te mbaje si kauze politike per zgjedhjet e 2013-s mosmarrjen e statusit apo mos plotesimin e reformave, sepse dihet boterisht tashme se cila eshte ajo force politike, e cila po i mban peng reformat duke mos dhene konsensusin ne parlament", - u shpreh deputeti i PD-se. Deputeti Sula ka premtuar se mazhoranca eshte e gatshme te jape konsensusin e saj per realizimin e reformave kryesore ne vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›