Sulejman Hoxha ofertë 1860 Munih

Portieri 19-vjecar Sulejman Hoxha, lojtari më i mirë i Shqipërisë në "Elite Round" të Kampionatit Europian U-19 (priti dy penallti, njërën kundër Gjermanisë) mund të jetë pjesë e Dinamos, kampiones së Shqipërisë e që merr pjesë në Ligën e Kampioneve.
Për Sulejman Hoxhën nuk mungojnë as ofertat nga jashtë, ku janë gjemanët e 186 Munih (e ndoqën në aksion) që kërkojnë shërbimet e tij. Për transferimin e lojtarit interesohet edhe menaxheri më i suksesshëm shqiptar, Rudi Vata, por në skenë ka dalë edhe një menaxher kroat, Almit Ruznic i asistuar nga Kliton Bozgo.
Gjiganti (190 cm), i cili mbrojti portën e Erzenin të Shijakut, konsiderohet si një ndër portierët më të talentuar. Te Dinamo në portë janë Elvis Kotori, Alban Hoxha dhe Sulejman Hoxha.