E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania në finale, turqit largohen krenarë

Gjermania me fitoren 3-2 kundër Turqisë në gjysmëfinalen eparë të Europianit, u bë finalistja e parë e Euro 2008-s.
Takimi nisi me fjalimet e shkurtra anti-racizimit të mbajtura nga dy kapitenët e ekipeve, Rushtu Reshber për Turqinë e Mikael Balak për Gjermanisë, teksa presidenti i UEFA-s, Mishel Platini kishte veshur një jelek të verdhë ku shkruhej një mesazh kundër racizmit.
Turqia ishte me vetëm lojtarë të gatshëm për të luajtur kundër Gjermanisë, përfshirë dy portierët: katër lojtarë të pezulluar dhe pesë të dëmtuar, përfshirë Nihat Kahvecin dhe Arda Turanin. Njezët e minutat e para ishin nën dominimin turk, që jo vetëm befasuan formacionin gjerman, por prodhuan edhe golin e skuadrës së Fatih Terimit.
Mbrojtja e Gjermanisë ishte në konfuzion të plotë, Kazim Kazim hodhi një top drejt portës, që goditi shtyllën dhe aty nga afër Ugur Boral në të 22' zhvlerësoi përpjekjet e dëshpëruara të Jens Lehmanit.
Gjermania u shokua, por gjeti forca të barazonte shumë shpejt me anë të Bastian Shvajnshtajgerit (27'), i cili shfytëzoi një asist të Lukas Podolskit.
Pjesa e dytë prodhoi emocione të mëdha, ku në harkun e dhjetë minutave u realizuan tre gola, dy për Gjermaninë e një për Turqinë.
Kloze në minutën e 79-të solli avantazhin e përkohshëm për formacionin e Joakim Lëv kur shfrytëzoi një gabim të portierit Rushtu Reber. Semih Shenturk barazoi në 2-2 në minutën e 86-të.
Kur dukej se ndeshja do të shkonte te shtesat, Filip Lahm realizoi golin e fitores në minutën e 90-të, e duke cuar Gjermaninë në finale.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›