Vllaznia, kantier i hapur për të huajt

Vllaznia është shndërruar në një kantier të madh testimesh për në prag të përgatitjeve për Kupën UEFA. Së fundi te kuqeblutë po testohen pesë lojtarë të huaj: 2 kroatë, 1 brazilian, 1 turko-gjerman e 1 rumun.
Nga Kroacia kanë ardhur sulmuesi Marko Bashic (24 vjec) dhe Bozhe Predojevic (22 vjec). Mesfushori brazilian quhet Jairo (28 vjec). Turko-gjermani Kaan Alkaya është 25 vjec dhe luan në rolin e mesfushorit. Lojtari i pestë i huaj është rumuni 24-vjecar Ian Valentin.
Pak ditë më parë dështuan në provat tyre portieri i Tuzit nga Mali i Zi, Vedad Dreshevic, mesfushori shqiptaro-kroat Leon Duka (Hajduk i Splitit), kosovaro-amerikani Afrim Lajci, dhe shqiptaro-amerikani Aleksandër Hanxhari (mesfushor sulmues).