E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodra, test kontrolli i kënaqshëm

Lindita Kodra, qitësja shqiptare që merr pjesë me normë të kapur olimpike në "Pekin 2008" kreu një test kontrolli, në garën e qitjes me zjarr në distancë 25 metra ku arriti të grumbullojë 582 pikë. Bashkë me Kodrën në garë ishin e dhe Klarita Strataj dhe Manjola Komnini. Në Kupën e Botës që u zhvillua së fundmi në Pekin, Kodra u rendit e katërta në botë midis 60 pjesëmarrëseve në garën e qitjes me zjarr në distancë 25 metra. Në fund të konkurrimit Lindita Kodra grumbulloi 782 pikë në total. Në Kupën e Botës të Qitjes që u zhvillua nga 15-22 maj në Mynih të Gjermanisë, Kodra grumbulloi 579 pikë (vendi i katërmbëdhjetë).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›