Pashk Pervathi: Bukuria e natyres shqiptare ne penelaten time Izaura Ndoj
Rrugetimi neper Shqiperi, i piktorit Pashk Pervathi, ne kerkim te motiveve te pikturave, perfundon per te tretin vit radhazi, me ekspoziten "Vjeshte 2011". Kjo ekspozite permban 35 punime, nder te cilat 33 peizazhe natyrore dhe dy portrete. E vecanta e kesaj ekspozite, jane veprat me larmi koloristike te motiveve te stines se vjeshtes, ekspresiviteti i tablove dhe finesa e punimit te nje prej piktoreve me te njohur, fitues Urdhrit "Naim Frasheri i Arte" dhe cmimit "Kult", per vitin 2011. Ne ekspozite, punimet me te spikatura jane peizazhet e vjeshtes ne krahinen e Korces, Lugina e Valbones dhe Geshtenjat e Recit. Vete autori shprehet entuziast qe vjen per te tretin vit radhazi, me nje ekspozite te re per artdashesin shqiptar. Veprat e ekspozuara jane realizuar ne harkun kohor te nje viti. Piktori Pervathi shprehet se do te vazhdoje te ngreje ne lartesine e duhur bukurine e natyres shqiptare nepermjet pikturave te tij. Me pikturen, Pashk Pervathi eshte lidhur qe ne vogeli, ku ne moshen 7-vjecare pozoi per nje piktor qe i kishte sjelle babai i tij. Qe nga ajo kohe e deri me sot, piktura u be pjese e jetes se tij. Veprat e tij te para jane te orientuara drejt nje pikture impresioniste, por qe vite me vone, kryesisht pas viteve 2000, shkon drejt nje pikture dekorative, me konvencionale, hera heres, edhe me simbolike te caktuar.
Sapo keni celur dyert, per publikun kryeqytetas, me ekspoziten "Vjeshta 2011". Si erdhi ky cikel pikturash brenda kaq pak kohesh?
Prej tri vitesh me radhe, kam ekspozuar ne galerine "Kledio" koleksionin me te mire, qe realizoj ne stinen e vjeshtes. Vjeshten e kam dashur gjithnje, vjeshten e kam trajtuar qe ne fillimet e krijimtarise, kur punoja ne rrethinat e Lezhes dhe me ka ndjekur kjo fillese, pasi per here te pare, kam ekspozuar ne nje ekspozite kombetare, qe i perket vitit 1979. Ka qene nje peizazh i titulluar "Vjeshte ne Manati". Ekspozimi i ketij peizazhi me orientoi drejt gjinise se peizazhit dhe une mbeta ne kete gjini. E kam vazhduar gjithnje dhe vazhdoj ta ndjek dhe sot. Vjeshta, qe ne fillesat e mia dhe deri me sot, mbetet stina ime e preferuar, mbetet periudha ku une nuk ndaloj asnjehere, kur une leviz ne vende te ndryshme te Shqiperise, nga Veriu ne Jug, per te transmetuar perpara publikut emocionet qe vjeshta i ka te paperseritshme.
Ne kete ekspozite bejne pjese dhe nje cikel peizazhesh nga Valbona. Nje mrekulli e turizmit shqiptar?
Une, Valbonen, e kam shkelur per here te pare ne vitin 1986-1989. Nuk kam rastisur ne vjeshte, po ne pranvere, por alpinizmi i atyre maleve dhe kenaqesia per te shkuar dhe nje here atje, me kane shtyre drejt Valbones. Ne fakt, kisha dy vjet qe tentoja te shkoja ne Valbone dhe rrethanat e sollen qe, ne fillim te muajit nentor, te isha atje nen rrezatimin e diellit, ne malet e thepisura. Ne kulmin e vjeshtes, ky udhetim me mundesoi qe te realizoja kete cikel te vecante pikturash. Jam i lumtur, pasi edhe Valbona tashme, shtrihet ne gjeografine time te peizazheve, ku une kam shkelur dhe kam realizuar.
Ne kete ekspozite bejne pjese dhe dy portrete mjaft interesante. Jane dy femra, ku njera ka te veshur nje kostum popullor dhe tjetra, nje fustan modern te diteve te sotme. Pse pikerisht ky ballafaqim?
Jane dy portrete, edhe pse une nuk njihem tek artdashesit per gjinine e portretit. Ne kete rast, kam ekspozuar nje portret vajze te veshur me kostum kombetar dhe nje portret vajze te veshur ne ditet e sotme. Shpesh here nuk kam dhene mesazhe me vepren time, por, ne menyre indirekte, del dhe njelloj mesazhi. Ndonjehere, rrethanat kur njeriu lind dhe rritet, percaktojne dhe fatin e tij ne jete. Por, gjithmone, edhe kur tentoj te portretet, mbetem tek ai lirik.
Te kalojme pak te krijimtaria juaj artistike dhe fillimet si piktor. Ka qene nje pasion i lindur apo ishte nje tradite familjare qe ndikoi te ju?
Nuk ka qene tradite familjare, por as tradite nderqytetore, pasi qyteti i Lezhes nuk kishte artiste te kultivuar, por vetem zanatcinj qe benin bukur kostumet kombetare. Pra, pikture te kultivuar nuk ka pasur kurre ne qytetin tone, madje piktori i pare i arsimuar ne Akademine e Arteve ishte ne vitin 1975. Pasioni im per pikturen lindi ne momentin kur babai im solli ne shtepine time nje piktor, qe te bente portretin tim. Ne ate kohe isha ne klasen e pare fillore, kur une pozova per nje piktor nga Tirana. Kjo ishte dhe ngacmimi i pare dhe shtysa qe me beri te dashuroja pikturen dhe te mos ndahesha me prej saj. Me vone, kam studiuar ne shkollen e mesme te piktures, ndersa ne moshen 32-vjecare, kam mbaruar Akademine e Arteve dhe qe nga ai moment, nuk kam pushuar asnjehere dhe cdo vit kam rendur per te kapur kohen e humbur.
Si e kujtoni punen tuaj te pare te ekspozuar dhe emocionet qe ju fali?
Puna e pare, i perket kohes se shkolles, por puna e pare e vertete ka qene kur une kam ekspozuar ne nje aktivitet kombetar, qe i perket vitit 1979, vit ky ku kreva dhe sherbimin ushtarak dhe Lezha solli, ne ate vit, per ekspoziten kombetare, edhe punen time. Ne fakt, e kam marre vesh vetem pas dy javesh, qe nje nder punet e mija ishte ekspozuar ne Muzeun e Lezhes. Te them te verteten, ajo pune ka qene shtysa e madhe dhe entuziazmi per ta ndjekur pikturen dhe sidomos, per te ngelur te gjinia e peizazhit, gjini kjo e rritur bashke me mua ne kete krijimtari.
Gjate gjithe ketyre viteve, jeni vleresuar me cmime dhe keni marre pjese ne ekspozita te ndryshme, si brenda, ashtu dhe jashte trojeve shqiptare. Cila ekspozite ka qene me e vecanta per ju?
Ekspozita me e vecante, gjate gjithe ketyre viteve, ka qene ajo ne Galerine Kombetare te Prishtines. Ajo eshte ekspozita qe me ka dhene shume emocion, sepse pritja ka qene e jashtezakonshme, ka qene nje pritje prej vellezerish dhe nje gjaku. Ndersa, ne vitin 1998 ka qene nje tjeter moment, ku une ekspozova ne Spanje nje ekspozite, qe eshte shkruar dhe folur per te.
Cilat jane projektet tuaja ne vazhdim?
Ne fakt, kete fundjave do te celet ekspozita "Nentori", ku do te ekspozohen dhe dy pune te miat, gjithmone ne kuader te vjeshtes. Cdo gje vjen ne momentin e saj. Thjesht, ne arrijme punen.
Jeteshkrimi
Pashk Pervathi ka lindur ne Manati, prane qytetit te Lezhes, ne vitin 1958, me 27 shkurt. Qe ne femijeri ushqen pasionin per pikturen. Pas mbarimit te shkolles se Mesme Artistike, ne Tirane, punon mesues vizatimi dhe merret me pikture, kryesisht ne gjinine e peizazhit. Ne moshen 21-vjecare paraqitet per here te pare ne Ekspoziten Kombetare te vitit 1979, me peizazhin "Vjeshte ne Manati", perkrah piktoreve me te njohur te vendit. Ne vitin 1983, cel edhe ekspoziten e tij te pare vetjake. Gjate viteve 1986-1990, studion ne Akademine e Arteve ne Tirane (Pikture Monumentale), nderkohe qe vazhdon te krijoje dhe te marre pjese ne ekspozita kombetare. Me pas, krahas punes si drejtues i Galerise se Arteve ne Lezhe, dhe anetar i Keshillit Kombetar te Radios dhe Televizionit (1999 - 2004. Ne fondin e Galerise Kombetare te Arteve, Tirane, ka dy vepra, ndersa nder koleksioniste private mbi 620, prej te cilave, 130 nder koleksioniste te huaj, perfshire edhe peizazhin "Vjeshte ne lagune", qe sot ndodhet i ekspozuar ne Muzeun e Arteve dhe te Historise te qytetit Ceuta, ne Spanje. Ne vitin 2002, ka realizuar te gjitha pikturat e Kishes se re te Shen Palit, ne Detroit, SHBA.