Sulltan Nevruzi, Berisha uron besimtarët bektashinj

Kryeministri Sali Berisha vizituan sot në Festën e Sulltan Novruzit, Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane ku u pritën nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Reshat Bardhi.
Në fjalën e tij kryeministri Berisha uroi besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Nevruzit duke shtuar se sot është një ditë gëzimi dhe shprese për të gjithë shqiptarët.
“Dua të shpreh nderimin tim më të thellë për bektashinj shqiptarë që kanë shkrirë në një vlerat njerëzore dhe atdhetare” theksoi Berisha duke shtuar se bektashinjtë janë ndërtuesit e doktrinës kombëtare pasi janë ata që shkruajtën librin e atdhetarisë.