UNESCO, 100 mijë dollarë për projekte kulturore
UNESCO i ka dhuruar Maqedonisë 100 mijë dollarë, për financimin e projekteve të kulturës, arsimit dhe shkencës.
Ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançevska-Milevska si kryetare e Komitetit nacional të UNESCO-s deklaroi se 22 mijë dollarë do të ndahen për edicionin e 50-të të Netëve të Poezisë Strugane, një nga manifestimet më të rëndësishme të poezisë në Ballkan.
Mbi 20 mijë dollarë për botimin e një broshure për konferencën e dytë fetare që u mbajtë në Ohër si dhe 22 mijë dollarë për klubet e UNESCO-s nëpër Maqedoni, me qëllim të promovimit të dialogut multietnik.