Policia: Telefonata e rremë për bombë tek ‘Sami Frashëri’, nga një nxënës
TIRANË- Policia e Tiranës ka zbuluar sot autorin e telefonatës së rreme për bombë tek shkolla ‘Sami Frashëri’. Ai është nxënës i kësaj shkolle.
Bëhet fjalë për nxënësin Lorenc Vraniçi, 17-vjec, nxënësi i klasës së 10-të, i cili më 6 qershor alarmoi gjimnazin ‘Sami Frashëri’ pas telefonatës së rreme, se në shkollë ishte vendosur një bombë.
Policia bën me dije se nxënësi nga Dibra ka telefonuar nga numri i tij personal0697248115 në numrin e policisë 129.
Nga verifikimet dhe kontrolli i ushtruar në ambientet e kësaj shkolle nga efektivi i Njësisë speciale Antieksploziv, nuk është konstatuar ndonjë problem.
Policia ka nisur procedimin penal ndaj 17 vjecarit për kundravajtjen penale të njoftimit të rremë të organeve të rendit. Kundravajtje e cila dënohet me gjobë ose burg deri në 1 vit.
(m.a/BalkanWeb)