Kidi me Kaney Westin
Nga Express më 11 gusht 2011 në ora 17:53
West nuk ka të ndalur takimet e tij me shqiptarë. Reperi amerikan West është takuar me kosovarin Kid Gashi dhe është fotografuar nga disa fotograf në New York.
Për Kid Gashin thuhet se ai West është mik i tij. Kid, që thotë se është i frymëzuar nga Notorious B.I.G, Jay Z, DMX, Eminem, Limp Bizkit etj, ka disa vite që jeton në SHBA.
Ndryshe, Gashi – që ka jetuar për një kohë edhe në Libi – është duke studiuar në Boston ndërkaq nga viti 2009 ai merret vetëm me muzikë.
Ende nuk dihet se a është ai vetëm mik i Westit apo është duke bashkëpunuar në ndonjë hit me të.