E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulm i mundshëm ndaj Iranit?

Mundësia e një sulmi izraelit kundër Iranit u gjend sërish të premten në ballinat e gazetave izraelite, vetëm një ditë pasi që ministri i Mbrojtjes, Ehud Barak, deklaroi se një gjë e tillë duhet ndërmarrë urgjentisht.

Kështu, gazeta më e shitur izraelite ‘Yediot Aharonot’, në ballinë kishte lajmin: “Netanyahu dhe Barack të vendosur që Irani të sulmohet në vjeshtë”.

Nëse kryeministri izraelit, Benjamin Netayahu, dhe presidenti amerikan, Barack Obama, arrijnë pajtimin, atëherë sulmi do të niste në fillim të vjeshtës, edhe pse në nëntor mbahen zgjedhjet presidenciale në SHBA, pohon gazeta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›