E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rooney fton Van Persien në Man Utd

Wayne Rooney beson se sulmuesi i Arsenalit, Robin van Persie do të ishte përforcim i shkëlqyeshëm për Manchester Unitedin.

Gjiganti nga Old Trafford është i interesuar për kapitenin e Arsenalit i cili ka hyrë në vitin e tij të fundit të kontratës me Arsenalin dhe ka refuzuar vazhdimin e qëndrimit në klub.

“Sigurisht, ai është futbollist të cilin e admiroj. Robin është futbollist fantastik, ai ka qenë i shkëlqyeshëm për Arsenalin për shumë vite”, tha Rooney i cili i pyetur nëse mund të luajë së bashku me Van Persien, shtoi: “Do të më pëlqente, për këtë”. ju duhet ta pyetni menaxherin për këtë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›