Sulm i ri vetëvrasës në Pakistan

Nga Express më 25 maj 2011 në ora 16:30
Një sulmues vetëvrasës e ka përplasur një kamion të mbushur me eksploziv në një nga stacionet policore të Pakistanit, duke vrarë së paku pesë persona dhe lënduar rreth 30 të tjerë.
Sulmi ka ndodhur në qytetin veriperëndimor të Peshavarit, në afërsi të një zone ku janë të vendosura objekte ushtarake dhe konsullata e SHBA-së.
Shpërthimi e ka rrëzuar për tokë objektin tre katesh. Talebanët e Pakistanit kanë thënë se luftëtarët e tyre e kanë kryer sulmin, që, siç kanë thënë ata, është hakmarrje për vrasjen e liderit të Al Qaedes, Osama Bin Ladenit.
Ky është sulmi i katërt që talebanët pretendojnë se e kanë kryer, që prej vrasjes së Bin Ladenit më 2 maj në Pakistan, nga forcat amerikane.