E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fundi i botës më 21 tetor, jo më 21 maj!

Nga Express më 25 maj 2011 në ora 17:30

Predikuesi evangjelist, që deklaroi se fundi i botës do ishte më 21 maj, ka dalë në radio për të shpjeguar se përse jemi akoma në tokë.

Harold Camping, 89 vjeç, tha se Zoti ishte treguar i mëshirshëm dhe i kishte lënë njerëzit të jetojnë edhe pesë muaj. Sipas tij, fundi i botës do jetë më 21 tetor.

Ndërkohë, me qindra e mijëra njerëz kanë shpenzuar gjithçka kishin për të pritur fundin e botës.

Mijëra të rinj tani janë vënë në kërkim të punës.

Edhe më parë Camping kishte parashikuar fundin e botës në vitin 1994.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›