E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hitleri stërviste qentë për të folur!

Nga Express më 25 maj 2011 në ora 18:30

Adolf Hitler u përpoq të fitonte Luftën e Dytë Botërore, me një ushtri qensh që flisnin.

Ky zbulim është bërë nga Dr. Jan Bondeson, një lektor në Universitetin e Mjekësisë së Cardiffit, në librin e tij “Amazing Dogs”.

Hitleri besonte se qentë ishin po aq inteligjentë sa njerëzit dhe shpresonte që ata të mësonin të komunikonin me gjeneralët e SS.

Ai ngriti një shkollë që do t’i mësonte qenve të flisnin dhe të lexonin dhe më pas t’i vendoste në kampet e përqendrimit, si roje, duke lejuar që ushtarët të përqendroheshin vetëm tek lufta.

“Në kohën e luftës ka pasur disa eksperimente të jashtëzakonshme që janë bërë lidhur me komunikimin qen-njeri. Gjithsesi, nuk ka asnjë provë që këto eksperimente kanë çuar në rezultate konkrete”, shprehet Dr. Bondeson, 49 vjeç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›