E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulm i telekomanduar në Pakistan, në shënjestër një lider i Al Kaidës

Raportohet se një aeroplan i telekomanduar ka vënë në shënjestër një lider të Al Kaidës, por nuk është e qartë nëse ai ishte në mesin e viktimave.

Burimet qeveritare të SHBA-së dhe të Pakistanit thonë se Abu Jahja al Libi ishte shënjestër i sulmit të së hënës, në rajonin e Vaziristanit Verior.

Al Libi, një qytetar libian, shihet si ndihmës i lartë i liderit të al Kaidës Ajman al Zavahri.

Ai u ka mbijetuar sulmeve të mëparshme dhe para ca kohësh është arratisrur nga një burg i SHBA-së në Afganistan.

Për kokën e tij SHBA ka dhënë një shpërblim prej 1 milonë dollarësh.

Ndërkohë, raportohet se aeroplanët e telekomanduar amerikanë kanë kryer tre sulme përgjatë kufirit të Pakistanit me Afganistanin duke lënë të vdekur afro 30 njerëz.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›