E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, thyhet armëpushimi

Kryengritësit në Siri tërhiqen nga armëpushimi, një prej pikave të planit të të dërguarit të OKB-së dhe Ligës Arabe, Kofi Anan.
Zëdhënësi i Ushtrisë së Lirë siriane, Sami Al Kurdi i tha agjensisë Reuters se ata kanë nisur misionin e mbrojtjes së popullit, duke vënë në shënjester ushtarët pro-regjimit.
 

Sipas "Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut", të paktën 80 ushtarë u vranë në fundjave, në perleshje me kryengritesit, në Damask dhe Idlib. Kjo deklaratë formalizon cfarë po ndodh në Siri javët e fundit si dhe pas fjalimit të presidentit Bashar Al Asad të dielën në Parlament.
 

Ai këmbënguli se Damasku nuk po përballet me një krizë të brendshme por me një luftë të jashtme. Të paktën 31 persona u vranë në të gjithë Sirinë, të hënën, kryesisht nga forcat pro-regjimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›