Sulm kamikaz ne Jemen vdesin mbi 63 persona
Më shumë se 63 persona kanë humbur jetën në kryeqytetin e Jemenit Sanaa, gjatë provave për paradën ushtarake që organizohet me rastin e 22-vjetorit të bashkimit të vendit. Një person i veshur me uniformë ushtarake ka hedhur vetën në erë, në mes të një grupi kolegësh. Ky është incidenti më vdekjeprurës i shënuar në kryeqendrën e vendit që kur Mansour Hadi mori postin e presidentit në muajin shkurt. Por burime spitalore flasin për një masakër të vërtetë me të paktën 96 të vdekur e mbi 300 të plagosur. Kamikazi kishte hyrë mes një grupi ushtarësh dhe ka shpërthyer eksplozivin që mbante në trup me t'ju afruar sheshit Al-Sabin, pranë pallatit presidencial. Përgjegjësinë e ngjarjes së rëndë, sipas BBC-së, e ka marrë përsipër Al Qaeda.