E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monpelje u shpall kampione e Frances

Përfundon edhe kampionati i vendit me kryeqytet Parisin, por me një tjetër kryeqytet futbolli. Monpelje arriti të fitonte titullin e parë në historinë e saj, duke u shpallur kampione e Francës me suksesin 2-1 në fushën e Okserrit. Xhon Utaka shënoi dy golat duke përmbysur epërsinë e fillimit të vendasve të cilët ishin të rënë nga kategoria, që pas përfundimit të javës së 37-të
Me këtë sukses, Monpelje e përfundoi kampionatin me 82 pikë pas 38 ndeshjeve, duke lënë në vend të dytë Paris Sen Zhermen që gjithashtu fitoi 2-1 në fushën e Lorientit. Ndeshja u vonua për shumë minuta për shkak të sendeve të hedhura në fushë nga tifozët vendas dhe përfundoi kur gjithë të tjerat kishin përfunduar. Ishte ky një triumf i madh për Monpeljenë që u rikthye në elitë në vitin 2008 dhe që ka një buxhet aspak të madh prej 35 milionë eurosh, ndaj rreth 200 milionë të Paris SG.
Në Lorient, vendasit kaluan fillimisht në epërsi në minutën e 28-të, por në pjesën e dytë parizienët arritën të shënonin dy herë.
Fillimisht, Havier Pastore barazoi dhe më pas Tiago Mota shënoi golin e dytë për ekipin e Karlo Ançelotit. Edhë në Lorient pati probleme me tifozët, ndërsa PSG e mbylli kampionatin me 79 pikë.
Në përfundim të javës së fundit të kampionatit, vendimet janë që Monpelje dhe Paris Sen Zhermen shkojnë në Champions, Lilë do të luajë në turin e fundit eleminator në Champions, ndërsa Lioni do të luajë në Ligën e Europës. Olimpik i Marsejës është i kualifikuar për në Europa League si fitues i Kupës së Ligës, ndërsa nga kategoria ranë Kaeni, Dizhoni dhe Okserri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›