E Enjte, 5 Nëntor 2026

Sulm me thikë në Kanada/ I dyshuari është qëlluar nga policia, raportohen disa të plagosur

Policia në qytetin kanadez të Vancouverit raportoi se “një numër njerëzish” janë plagosur me thikë dhe se i dyshuari është qëlluar nga oficerët. Nuk bëhet me dije se sa persona janë plagosur dhe se si paraqitet gjendja e tyre.

Dëshmitarët i thanë mediave kanadeze se incidenti ndodhi në një dyqan afër bibliotekës qendrore të Vancouverit.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me motivin dhe dinamikën e ngjarjes, ndërkohë që po vazhdon hetimet. / abcnews.al

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›