E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane nje makine perfshihet nga flaket

Rreth orës 19:30 minuta një makinë është përfshire nga flakët në rrugën Bardhyl në Tiranë. Makina e djegur është me targa TR 1576 F.

Zjarrfikëset shkuan menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve. Sipas policisë, nuk ka persona të lënduar nga zjarri, i cili për pak minuta përhapi panik tek banorët.

Policia ka nisur hetimet për shkaqet e kësaj ngjarje nëse ka ndodhur nga ndonjë defekt i makinës, i cili mund të jetë edhe një rrjedhje gazi apo mund të jetë edhe pista e një zjarrvënie të qëllimshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›