E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulm ndaj forcave të sigurisë në Irak, vriten 18 persona

Irak- Në dy shpërthime të ndryshme kanë humbur jetën 18 persona dje në Irak.

Sipas BBC- së, shpërthimi i parë ndodhi në një pikë kontrolli në very të Bagdadit dhe për pasojë humbën jetën 11 ushtarë.

Shpërthimi tjetër ndodhi në Kirkut, suke u marrë jetën shtatë policëve.

Ende nuk ka një oragnizatë që të marrë përgjegjësinë e sulmeve, por dyshohet se autorë mund të jenë anëtartë e al- Qaedës

Rreth një muaj më parë u shënua dhe një nga sulmet më të përgjakshme në Irak. Pasi një shpërthim në Bagdat u mori jetën 107 personave.

Shumica e të vdekurve ishin forca të sigurisë, që mesa duket kanë qënë shenjestra kryesore, raportojnë korrespondentët për BBC.Një nga vendet më keq të goditura ishte Taji, një lagje Sunitësh rreth 20 km në veri të Bagdadit, ku së paku janë vrarë 41 persona. Rreth 216 janë plagosur në këtë të mund të quhet si dita më e përgjakur e vitit.

Plot 13 qytete irakiane u goditën nga kjo valë sulmesh, që mesa duket kanë qënë të koorodinuara.

Bombardime fatale goditën zonën e SHia në Bagdad ku u shënuar edhe sulmi më vdekjeprurës ku një makinë bombë shpërtheu në një godinë qeveritare në qytetin Sard duke vrarë të paktën 16 persona.

Ndërkohë që zyrtarët irakiane po merren me zbardhjen e sulmeve kanë lindur pyetjet mbi kohën e sulmeve dhe çfarë lidhjesh të mundshme mund të kenë këto sulme me zhvillimet në rajon dhe më gjerë. Kjo lloj dhune nuk është një gjë e re për Irakun. Ajo ka filluar disa muaj pas pushtimit amerikan në vitin 2003 dhe që në atë nuk ka ndaluar në të vërtet kurrë.

Edhe pasi trupat amerikane u tërhoqën nga Iraku në fund të vitit të kaluar, dhuna ka vijuar si një paaftësi e forcave irakiane të sigurisë për të vënë rendin por edhe si afëtsi e madhe e rrebelëve për të shtrirë sulmet në disa zona.
Ndërkohë të paktën pesë makina bombë kanë goditur qytetin verior të Kirkukut dhe Mosulit duke vrarë të paktën nëntë njerëz, përfshirë 6 ushtarak. Bombat dhe të shtënat vranë 11 persona në qytetin e Diyala.
Sulmet vijnë një ditë pasi Abu Bakr al-Baghdad, që pretendon të jetë lideri i al-Qaedas në Irak, deklaroi një ofensivë të re për të marrë zonat nga ku u tërhoqën ushtarët amerikan dhjetorin e shkuar.

Shumica e sunive në Irak mbështesin Al-Qaedan dhe janë duke pritur rikthimin e saj, tha njeriu në nëj mesazh audio postuar në internet, raportoi Associated Press.

Analistët mendojnë se Al-Qaeda po përpiqet të thellojë krizën politike në Irak që po i vë sunitët arab dhe liderët kurd kundër shiitëve. Ato thonë se objektivat e referuar të Al-Qaedas janë forcat e sigurisë dhe zyrat qeveritare. Vdekjet e të hënës e kthyen atë në ditën më të përgjaksme të vitit.

Të paktën 237 vetë u vranë gjatë muajit qershor, duke e bërë atë një nga muajt më të përgjakshëm që kur trupat amerikane u tërhoqën në dhjetor.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›