Mjeku i Abidal: Ska arsye për të mos luajtur, mund të rikthehet në fushë
Lajme të mira vijnë për mbrojtësin e Barcelonës, Eric Abidal, pasi ai tani gëzon një shëndet të mirë. Sipas mjekut të tij, transplanti i mëlçisë ka qenë i suksesshëm dhe ai nuk ka pse të mos luajë më futboll.
“Nuk ka arsye pse Eric të mos luajë sërish. Ai vazhdimisht më njofton për mënyrën se si ndihet. Por, gjëja më e rëndësishme është se ai është gjallë dhe me shëndet të mirë”,- tha doktori Garcia-Valdecasas.
Francezi u detyrua të bënte një transplant mëlçie pasi u diagnostikua me kancer në vitin 2011. Fillimisht u mendua se karriera e tij si futbollist përfundoi, por mesa duke jo. Pasi shumë shpejt sipas mjekut të tij ai mund të rikthehet në fushën e gjelbër.
/IDEA/