Roja i një objekti qëllon me armë një dëmtues makinash

Ngjarja ndodhi pranë Kthesës së Kamzës, ku shtetasi Besnik Ismailgeci, 32-vjeç, ka qëlluar me armë një 33-vjeçar.
Burri i plagosur rëndë u dërgua me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ndërsa policia shoqëroi autorin në komisariat, ku pritet të merret në pyetje për të sqaruar rrethanat.
Mësohet se roja është konfliktuar me të plagosurin, pasi ky i fundit kishte goditur me levë disa makina të parkuara në një qendër tregtare, duke i dëmtuar ato. Burri nuk i është bindur rojës së objektit, ndaj ky i fundit e ka qëlluar atë me armën e punës. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. /Start/
2012-09-08 17:04