E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Betejë” në Kakavijë për linjat e autobusëve

 Ishin të paktën 20 autobusë të shoqërisë greke KTEL që bllokuan rrugën, duke mos lejuar kalimin e autobusëve të shoqërive shqiptare.

Shoqëria në fjalë pretendon se kompanitë e tjera janë të palicencuara, ndaj paralajmëruan se do të vazhdojnë sërish protestën. Nga ana tjetër, linjat shqiptare thonë se pretendimet e kompanisë greke janë të pavërteta dhe se bllokimi vjen me qëllim shtimin e fitimeve për kompaninë greke.

Situata e pazakontë la në pritje për disa qindra udhëtarë që vinin nga Greqia në drejtim të Shqipërisë duke përdorur autobusët e linjave ndërkombëtare. Situata e krijuar ka bërë që të reagojë edhe policia kufitare shqiptare, e cila ka kontaktuar me homologët grekë për këtë çështje. Në orët e mesditës është bërë e mundur që të rinisë qarkullimi i autobusëve. /Start/

                                                                                             2012-09-08 15:21
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›