Protestë e maqedonasve kundër ministrit të Mbrojtjes Talat Xhaferi

Organizata politike maqedonase “Dinjiteti” e përbërë nga veteranët maqedonas të konfliktit të vitit 2001 për sot ka thirrur një protestë në shenjë revolte kundër emërimit të Talat Xhaferit për ministër të Mbrojtjes.
Kryetari i kësaj shoqate, Stojançe Angelov ka thirrur qytetarët që ti bashkëngjiten protestës sot në mesditë para Parlamentit.
“Njëkohësisht do të paralajmërojnë nismën për grumbullimin e 150 mijë nënshkrimeve për organizimin e referendumit kundër katastrofës kombëtare, e cila po zhvillohet viteve të fundit kundër interesave të maqedonasve”, theksoi Angelov, i cili është pjesë e opozitës maqedonase.
Ai këtë paralajmërim e ka bërë në rrjetet sociale dhe përmes një njoftimi zyrtar, transmeton ina. Reagimi kundër Xhaferit është për shkak të së kaluarës së tij si ish-komandant Forina i brigadës “Tahir Sinani” të UÇK-së./Indeksonline/