E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulm në dy xhami me besimtarë

Pakistan Vriten 40 persona, ndërsa luteshin

Destabilizohet ndjeshëm situata në vend. Disa persona të armatosur sulmuan dy xhami që i përkasin një sekti në qytetin pakistanez, Lahore. Njoftimet më të fundit thonë se më shumë se 50 vetë janë vrarë. Të tjera njoftime e çojnë në të paktën 40 numrin e viktimave dhe flasin për një numër të madh të plagosurish. Disa besimtarë janë marrë peng. Përplasje të armatosura mes policisë dhe sulmuesve vazhduan te një prej xhamive. Sulmet që u kryen gjatë lutjeve të së premtes kishin në shënjestër komunitetin mysliman Ahmadi. Mbi dy xhamitë pati sulme, në të njëjtën kohë kur këto vende ishin plot me besimtarë, të cilët qenë të pranishëm për lutjet e së premtes. Në të dyja vendet u hap zjarr i pasuar nga shpërthime. Policia dhe personat e armatosur vazhduan të shkëmbejnë zjarr, disa prej sulmuesve kishin marrë pozicione në minare. Të dyja ndërtesat e sulmuara ishin vende lutjeje për besimtarët e sektit islamik Ahmadi. Shumë myslimanë të vijës së ashpër dhe madje edhe Kushtetuta pakistaneze i konsiderojnë ahmaditët si jomyslimanë. Ata janë sulmuar nga militantët edhe në të kaluarën dhe kanë bërë fushatë për mbrojtjen më të mirë dhe të drejtën për të praktikuar lehtësisht besimin e tyre.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›