E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sulm terrorist në një sinagogë në Izrael, humbin jetën 8 persona, 10 të tjerë të plagosur

Të paktën tetë persona kanë mbetur të vrarë dhe 10 të tjerë u plagosën në një sulm terrorist në një sinagogë në lagjen Neve Yaakov të Jerusalemit të premten në mbrëmje.

Terroristi, i cili hapi zjarr ndaj njerëzve që dilnin nga sinagoga pas lutjeve të së premtes mbrëma, u vra nga forcat e sigurisë pasi tentoi të arratisej me një makinë.

Udhëheqësi i opozitës Yair Lapid, reagoi duke kërkuar që terrorizimit t’i jepet një përgjigje e ashpër.

“Më thyhet zemra në këto kohë të vështira. Unë u dërgoj ngushëllimet e mia familjeve që humbën të dashurit e tyre dhe shërim të shpejtë për të plagosurit. Terrorizmi nuk duhet të lejohet të ngrejë kokën askund. Këto kërcënime duhet të trajtohen ashpër”, tha ai./ The Jerusalem Post

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›