E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulm vetvrasës në Damask, viktima

Një sulm vetvrasës me bombë ka ndodhur mesditën e së premtes në kryeqytetin e Sirisë, Damask, duke lënë një numër ende të paqartë viktimash.

Sipas Televizionin Shtetëror, janë me dhjetëra personat e vrarë apo të plagosur në ngjarjen e ndodhur në lagjen e quajtur Midan.

Shpërthimi ndodh vetëm dy javë pasi 44 persona mbetën të vrarë në një sulm të ngjashëm, për të cilin autoritetet fajësuan terroristët.

Lagjia Midan në Damask kishte përjetuar së fundmi disa protesta kundër presidentit Bashar al-Assad dhe regjimit të tij. Vëzhguesit e Ligës Arabe ndodhen në Siri në përpjekje për të normalizuar situatën, por dhuna ka vazhduar me të njëjtën valë pavarësisht prezencës së tyre.

Një banor i Midanit u shpreh për “Reuters” se me dhjetëra ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje dhe se shumë persona kanë dalë në kërkim të të afërmve të tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›