Kriza në Eurozonë, Banka Botërore mbështet Shqipërinë

Banka Botërore merr masat e para për të zbutur efektet e krizës ekonomike në Shqipëri. Në këtë mënyrë ky institucion parashikon që në dy vitet e ardhshme dhe përkatësisht 2012-2013 të ofrojë një mbështetje më të madhe financiare për këto vende nga sa ishte parashikuar në portofolet aktuale të strategjive të partneritetit për këto vende. Asistenca e ofruar prej Bankës Botërore ka si synim që të mbështesë reformat ekonomike por edhe të përgatis vendin përballë krizës që pritet të jetë mjaft e ndjeshme. Sipas raportit të Bankës Botërore rritja ekonomike globale u ngadalësua në 2011 dhe perspektivat ekonomike për Evropën janë përkeqësuar në mënyrë të konsiderueshme pas thellimit të krizës në Eurozonë. Në këtë mynyrë duke qenë se rajoni i Ballkanit Perëndimor është shumë i ndjeshëm ndaj rritjes ekonomike të Bashkimit Evropian, i cili është partneri i tij tregtar më i madhky rajon është i rrezikuar ndaj ndryshimeve të kushteve monetare dhe financiare në vendet evropiane, bankat e të cilave janë poseduesit kryesore të aseteve në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ulja e remitancave është një prej efekteve të krizës që ka prekur vendin tonë dhe vetëm gjatë vitit që lamë pas sipas Bankës Botërore Fluksi i remitancave (dërgesave individuale) për Shqipërinë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën është sa rreth 10 përqind të PBB-së dhe ai mund të ndikohet thellësisht nga një ngadalësim i rritjes ekonomike të Eurozonës.
Në rastin e Shqipërisë, Banka Botërore është angazhuar tashmë me qeverinë në përgatitjen e një kredie për mbështetjen e politikave të zhvillimit që lidhen me qeverisjen dhe konkurrueshmërinë, e cila mund të përdorë financime shtesë për të forcuar programin e reformave ekonomike. Qeveria e Shqipërisë do të jetë gjithashtu në gjendje të përdorë mbështetjen shtesë nga Banka Botërore për të reduktuar dobësitë fiskale dhe për të ruajtur stabilitetin fiskal dhe makroekonimik për vijueshmërinë e rritjes ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Objektivi kryesor i rritjes së portofolit të financimit me kredi për vendet e Ballkanit Perëndimor është që t`i ndihmojë ato të përgatiten dhe t`iu përgjigjen në mënyrë të efektshme goditjeve të jashtme, duke ruajtur fokusin në reformat strukturore dhe rrjetin e sigurisë sociale, të cilat janë shumë të rëndësishme për ruatjen e rritjes së qëndrueshme ekonomike.
Aktualisht, Banka Botërore dhe Qeveria e Shqipërisë janë në fazën fillestare të diskutimit mbi përdorimin e portofolit të rritur të financimit. Një grup ekspertësh të Bankës Botërore do të vizitojë Shqipërinë javën e ardhshme për të disktuar dhe identifikuar së bashku me partnerët e qeverisë, fushat specifike për zgjerimin e mbështetjes për reformat ekonomike, përgatitjen për goditjet e jashtme, stabilitetin dhe rritjen ekonomike.