Kine zyrtaret kerkojne falje per abortin
Zyrtarët në Kinë kanë kërkuar falje për një grua që ishte detyruar të abortojë . Kjo erdhi pasi Fotot e një fetusi që nëna e tij u detyrua të abortonte kur ishte shtatë muajshe shtatzanë kanë tronditur mbarë Kinën.
Ligji kinez në mënyrë të qartë ndalon aborte përtej gjashtë muaj.Qeveria e qytetit AnKang tha se vendosi të pezullojë tre zyrtarë në qarkun Zhenping pas hetimeve fillestare. Feng Jiamei, u detyrua t’i nënshtrohej procedurës së heqjes së fëmijës në tremujorin e fundit të shtatzanisë. Ajo nuk mund të kishte një fëmijë të dytë pasi nuk ishte në gjendje të paguante për të. Në Kinë, vetëm një fëmijë është i lejuar me ligj ose dy, nëse paguhet një taksë e rëndë. Një fëmijë i tretë, përjashto lindjet e binjakëve, trinjakëve apo më shumë fëmijëve ndalohet kategorikisht. Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, politika shtetërore për frenimin e rritjes demografie bie ndesh me parimet më humane, ndërsa shumë gra janë detyruar të kryejnë dështime kundër dëshirës.
Sipas dëshmisë së bashkëshortit të Feng, ata ndodheshin në shtëpi kur një trupë policore mori me forcë gruan dhe e dërgoi në një spital, ku i hoqën fëmijën kundër vullnetit, pavarësisht se periudha për një abort të ligjshëm, gjithashtu të parrezikshëm për shëndetin, kishte kaluar. Fotot amatore të marra gjatë ndërhyrjes u publikuan në disa rrjete sociale, ndërsa imazhi i fetusit të plotë të lënë të vdiste ishte një prej më tronditësve ndonjëherë.