Sulme në Irak, 12 të vrarë
Të paktën 12 persona u vranë në sulme të veçanta të premten në Irak, kanë bërë të ditur zyrtarët e sigurisë dhe dëshmitarët.
Agjencia gjermane e lajmeve, DPA njofton se katër vetë u vranë kur dy bomba shpërthyen në zonën shiite në Bagdad.
Në qytetin verior të Mosulit, tre ushtarë u vranë nga një sulm me bombë.
Më vonë, persona të armatosur e vranë një ushtar në një postbllok në lindje të qytetit.
Katër trupa të paidentifikuar u gjetën gjithashtu me plagë të shkaktuara me armë zjarri në qytet.