Sulme në Nigeri, mbi 150 të vdekur

Një sekt radikal i njohur si Boko Haram, ka marrë përgjegjësinë për sulmet në shtetet Borno dhe Yobe, por bëhet e ditur se dëmet më të mëdha janë shkaktuar në qytetin Damaturu. Ky grup është zotuar gjithashtu, se do të vazhdojë luftën e saj sektare ndaj qeverisë qëndrore të dobët të Nigerisë.
"Ekziston frika, se diçka mund të ndodhë përsëri," tha zyrtari i Kryqit të Kuq nigerian Ibrahim Bulama. Në Damaturu, kryeqyteti i shtetit Yobe, një makinë shpërtheu jashtë në afërsi të një ndërtesë trekatëshe e cila përdoret si zyrë ushtarake, duke vrarë kështu shumë agjentë me uniformë të sigurisë, tha Bulama.
Burimet bëjnë te ditur se të premten vonë në mbrëmje, disa persona të armatosur kanë sulmuar tre stacione policie, një bankë dhe pesë kisha, duke lënur kështu, shumë persona të vdekur dhe rrënojat e ndërtesave të bombarduara.
Njerëzit filluan të braktisin shtëpitë e tyre, pasi pamjet e rrënojave, makinat e djegura me shoferët brenda siç kanë qenë, dhe sulmet e pandalshme të grupeve të armatosura kanë vazhduar dhe gjatë ditës së shtunë. Kryqi i kuq nigerian tha se të paktën 65 janë gjetur të vdekur nëpër vende të ndryshme në Damaturu, katër të tjerë janë vrarë me bomba duke shkaktuar kështu një masakër makabër.
Një zëdhënës i Haram Boko duke përdorur emrin Ebul-Qaqa ka thënë se "sulme të tjera janë në rrugë". "Ne do të vazhdojmë duke sulmuar formacionet e qeverisë federale, deri sa forcat e sigurisë të ndalojnë teprimet e tyre me anëtarët tanë dhe të civilëve të rrezikuar". Në gusht, Boko Haram mori përgjegjësinë për një bombë brenda një makine e cila shpërtheu në selinë e Kombeve të Bashkuara në kryeqytetin e Nigerisë, dhe la të vdekur 24 persona dhe plagosi 116 ttë tjerë.
Nigeria është një shtet me rreth 160 milionë banor dhe me një shumice popullsie myslimane, por gjithashtu në këtë shtet ka dhe shumë të krishterë. Grupi i cili ka marrë përsipër sulmet, është kundër sistemit administrues që ka Nigeria aktualisht, dhe se ata pretendojnë se janë myslimanë dhe duan të aplikojnë sistemin e sheriatit islamik. Pasi ata akuzojnë presidentin, se ai ka futur një sistem amerikanë, po ashtu ata thonë se qeveria po vjedh dhe po shet burimin kryesor të të ardhurave të vendit, që është nafta.
Presidenti Goodluck Jonathan, një i krishterë i cili mori detyrën në mes të trazirave politike dhe fetare, të cilat shkatuan vdekjen e të paktën 800 personave në prill, anuloi një udhëtim në shtetin Bayelsa për dasmën vëllait të tij të shtunën. Ai tha se presidenca ata të cilët nisur sulmet nuk i konsideron "myslimanë të vërtetë," sepse ky sulm erdhi gjatë një periudhe kohore të shenjtë të Eid al-Adha ose festën e Kurban Bajramit. /L.Ferhati/Start/
2011-11-06 16:11