E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami: Kongresi i PS-së, goditje e mendimit ndryshe

Sipas tij, Kongresi i PS-së, ishte vazhdim i praktikave të ndjekura që nga viti 2005, duke mos u parë asnjë keqardhje apo shqetësim për gabimet e bëra me gjoja “Politikën e re”.

“Politika e re lindi në vitin 2007 e u përmbyll pa mbushur ende dy vjet, në qershor 2009, dhe për shkak të saj, PS mbeti në opozitë. Në 2009, PS nisi një kurs veprimesh radikale, në them të së cilës qo të qëndronin bojkoti e mosvotimi i ligjeve, protestat e demonstratat për rrëzimin e qeverisë, kërkesa dhe thirrje për zgjedhje të parakohshme, grevë urie, bllokim rrugës, deri tek ngjarjen e 21 janarit e sulmet e medias e gazetarëve pranë dhe pro opozitë kundër ndërkombëtarëve e veçanërisht SHBA-ve. Për shkak të këtij kursi radikal, Aleanca e PS-së do të kishte 141 mijë vota më pak”, shkruan Islami në një analizë për “Panoramën”.

Më tej, ai shkruan se politika e re që kishte në themel goditjen e politikës së vjetër, përfshirë edhe 8 vitet e qeverisjes së Partisë Socialiste, në të vërtetë-sipas Islamit-ishte tentativë për spastrimin e themeluesve të PS-së. Deputeti socialist, shkruan se kjo politikë dështoi në vitin 2009. “Kursi i ri radikal 2 vjeçar dështoi dhe po ashtu u braktis pas humbjes në shkallë kombëtare dhe konkurrimit të gabuar të Ramës e largimit nga kreu i Bashkisë së Tiranës dhe rezultati negativ në 11 minibashki. Mendimi ndryshe u godit dhe u programua largimi i tij nga forumet drejtuese. Tani ka nisur të artikulohet Hera e Tretë, e cila duhet si një “inshallah midisi suksesit dhe dështimit”, por që tingëllon më shumë si vazhdimësi e politikës së re, kursit radikal, apo një përzierje e tyre. Në themel të saj, vazhdon të qëndrojë politika e ‘spastrimeve’”, shkruan më tej Islami. /Start/

                                                                                             2011-11-07 09:05
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›