E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një i vrarë e tre të plagosur me armë zjarri në Vlorë

Burime të policisë nga vendngjarja thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 në lagjen “Isa Boletini”. Nga të dhënat paraprake dhe burime në vendin e ngjarjes bëhet e ditur se gjithçka ndodhi pas një konflikti fizik mes disa personave, ku janë përdorur edhe armët.

Policia nuk bën të ditur emrin e viktimës, ndërkohë që plagosurit janë dërguar në spitalin e qytetit jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe të autorëve të ngjarjes, si dhe motivet e saj.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-11-06 19:18
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›