Sulme në Pakistan, BBC raporton 11 viktima

Njerëz të armatosur kanë vrarë 11 pjestarë të grupit shiite në Quetta, në jugperëndim të Pakistanit. Ndërkaq, nga ky sulm ngelën të plagosur edhe dy të tjerë.
Sipas BBC-së, mësohet se agresorët më pas u arratisën duke marrë me forcë një autobus i cili po udhëtonte drejt qytetit të Hazarës. Në Pakistan është e shpeshtë dhuna fetare nga ana e grupeve ekstremiste si ato shiite dhe ato synite, të cilat shpesh kanë si objektiv të tyre, aktivistët dhe liderët e grupeve të tjera.