E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregtia botërore e armëve lulëzon nga Arabia dhe India

Gazeta Shqip

Porositë për armatime nga vendet në zhvillim te vendet e zhvilluara shënuan një rekord shumëvjeçar vitin e kaluar kur arritën në 28 miliardë dollarë, bën të ditur The Economist. Blerjet nga vendet e varfra përbëjnë aktualisht 60 për qind të të gjithë tregtisë ndërkufitare të armatimeve.

SHBA-ja dhe Rusia mbeten eksportuesit më të mëdhenj të armatimeve në botë. Eksportet amerikane ndihmohen nga baza shumë e madhe e klientëve afatgjatë, të cilët porosisin variante më moderne të armëve ekzistuese, pjesë këmbimi apo shërbime mbështetëse.

Arabia Saudite qe shkaku kryesor i rritjes së shitjeve për vitin 2011. Mbretëria e naftës shpenzoi 2.8 miliardë dollarë për armatime. India është klienti më i mirë i Rusisë dhe bleu gjatë vitit të kaluar 2.7 miliardë dollarë armatime.

Tregtia botërore e armëve lulëzon nga Arabia dhe India burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›