PS përgatitet për zgjedhje të parakohshme

Prej dy javësh, sekretar për Burime Njerëzore, Armando Subashi, po zhvillon një turë takimesh në rrethe të ndryshme të vendit, ku po takohet nga afër me koordinatorët zonalë që do të përgjigjet për çdo Zonë të Administrimit Zgjedhor.
Në këto takime, Subashi-shkruan "Panorama" - ka sqaruar degët e partisë për situatën politike dhe një krize të mundshme parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të ri, çka do të sjellë më pas edhe zgjedhje të parakohshme.
Kjo parti pranon të hyjë në këto zgjedhje edhe me kodin aktual, pasi ndryshimet në kodin e ri nuk janë miratuar ende në Parlament, çka po mban pezull përmbylljen e reformës zgjedhore. Afrimi me Ilir Metën, duket se ka ndezur shpresat në PS se zgjedhja e Presidentit mund të çojë në zgjedhje të parakohshme, nëse Berisha nuk pranon të zgjedhë një President konsensual.
Prej një muaji, PS-ja ka zgjedhur koordinatorët kombëtar elektoralë që do të përgjigjen për KZAZ-të e tyre. 66 koordinatorë u përzgjodhën nga sekretariati, por edhe nga kryesia e PS-së përmes të cilëve do të mund të bëhet edhe koordinimi për fushatën. /Start/
2012-05-28 09:27