E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sulmet mbi Kiev, çfarë janë dronët kamikazë?

Dronët kamikazë janë armë të vogla ajrore, të njohura edhe si municione loitering, të cilat asgjësohen pasi godasin objektivin.  Ndryshe nga dronët e tjerë, të cilët supozohet të kthehen në shtëpi pas hedhjes së raketave, dronët kamikazë shkatërrohen pas përplasjes.  

Emri rrjedh nga pilotët japonezë që dolën vullnetarë për të rrëzuar aeroplanët e tyre në misione vetëvrasëse në Luftën e Dytë Botërore. Presidenti Zelensky ka akuzuar më parë Rusinë për përdorimin e dronëve të prodhuar nga Irani. Por Irani mohon furnizimin e tyre, ndërsa Rusia nuk ka komentuar.

Presidenti rus Vladimir Putin tha se sulmet e javës së kaluar ishin si hakmarrje për bombardimin e një ure kyçe që lidh Rusinë me Krimenë e pushtuar, për të cilën ai fajësoi Ukrainën.

Sulmi

Të paktën pesë shpërthime janë dëgjuar në kryeqytetin ukrainas Kiev,- tha një këshilltar presidencial, i cili  fajësojë “dronët kamizake” të dërguar nga Rusia. “Kjo tregon dëshpërimin e tyre,”- tha Andriy Yermak, kreu i zyrës së presidentit ukrainas Zelensky. 

Kryebashkiaku i Kiveit, Vitali Klitschko, tha se ndërtesat e banimit në zonën qendrore të Shevchenkivskiy, ishin dëmtuar nga këto shpërthime. Kryeqyteti u godit nga raketat ruse në orën e pikut, pjesë e sulmeve mbarëkombëtare që lanë pas 19 të vdekur. Shpërthimet filluan rreth orës 06:30 me orën lokale.

Dy ishin afër qendrës së qytetit. Sirena dhe alarme makinash u dëgjuan në të gjithë zonën. Yermak i përshkroi sulmet e kamikazëve si “grahmat e vdekjes” së Rusisë, duke shtuar se Ukraina kishte nevojë për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Në fillim të kësaj jave, Putin tha se nuk kishte nevojë për më shumë sulme në shkallë të gjerë në Ukrainë. Shumica e objektivave të përcaktuara ishin goditur, tha ai, duke shtuar se qëllimi i tij nuk ishte të shkatërronte vendin. BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›