Ecuria ekonomike, BB bast pozitiv për Shqipërinë
Banka Botërore bast pozitiv për Shqipërinë. Kryeekonomisti i këtij institucioni për Evropën dhe Azinë, Indermid Gill gjatë prezantimit të raportit për ecurinë ekonomike vlerësoi ecurinë e Shqipërisë, por duke kërkuar gjithashtu që të vazhdojë vëmendja ndaj nivelit të lartë të borxhit publik.
“Shqipëria është një histori sukses,i pasi është nga të paktat vende që ka kaluar nga nivel me të ardhura të ulta në një nivel me të ardhura të larta. Megjithatë ajo që shikoj është se përqindja e borxhit publik është i lartë. Në krahasim me vendet e rajonit, borxhi juaj qëndron më i larti dhe ky është një problem. Ndëkohë ekonomia është rritur me 4 përqind që është një nivel shumë i kënaqshëm për këtë kohë por edhe 2 përqindshi është një nivel i mirë. Nëse do vija bast për Shqipërinë do isha i sigurt se do të ishte një bast pozitiv”u shpreh ai.
I pranishëm në këtë aktivitet ministri i Financave Ridvan Bode nënkuptoi se në të ardhmen do të kemi një rritje të moshës së pensioneve, e lidhur kjo me jetëgjatësinë.
Ndërkohë në lidhje me klimën e krijuar për biznesin numri një i financave pranoi se duhet që të punohet ende për të arritur në nivelin e duhur.