E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sulmet me raketa/ Zelensky: Rusia, shtet terrorist. Kërkon të shkatërrojë plotësisht Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë se po bën gjithçka për të shkatërruar Ukrainën.

Zelensky e bëri këtë koment pas sulmeve me raketa të Rusisë në Kupyansk në rajonin e Kharkiv, i cili la një person të vdekur dhe 10 të plagosur.

“Deri më tani, kemi mësuar se punonjësi i muzeut ka mbetur i vdekur dhe dhjetë të plagosur. Ka ende njerëz nën rrënoja. Vendi terrorist po bën gjithçka për të shkatërruar plotësisht. Ne nuk do ta harrojmë për asnjë sekondë të vetme. Ne duhet ta sjellim Rusinë para drejtësisë si në fushën e betejës, ashtu edhe me dënime të drejta gjyqësore për terroristët”, shkruan Zelensky në Twitter.

Forcat ruse dyshohet se kanë përdorur një raketë S-300 për të goditur Kupyanskun, referuar shefit të shtabit të presidentit ukrainas, Andrii Yermak, transmeton CNN. 

Më parë, Oleh Syniehubov, kreu i administratës ushtarake rajonale të Kharkiv, tha në Telegram se ishte Muzeu i Historisë Lokale ai që u godit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›